Egli Tako flet për herë të parë për ndarjen nga Olsi

Egli Tako ka folur për herë të parë, pas disa muajsh ndarje, në një intervistë televizive për ndarjen nga këngëtari dhe aktori i humorit Olsi Bylyku.

Në studion e emisionit “Mos i bjer me top” ajo u shpreh se ndarja nga Olsi i ka dhënë mundësinë të njohë një anë të vetes që nuk e kishte njohur më parë.

“Ka qenë një periudhë ndryshe. Kam njohur veten time. Jam falenderuese që ndodhi si moment sepse nuk do e kisha njohur asnjëherë këtë anë timen. Çdo gjë ndodh për një arsye. Ka pasur momente të caktuara që ndihet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe shumë e gjatë. Ka momente që ndjen edhe mall bashkë me ndjesitë e tjera. Jam mirënjohëse për çdo fragment të bukur dhe sakrificat në lidhjen tonë. Pastaj njerëzit nuk mbahen me zor”, u shpreh Egli.

Ajo gjithashtu ka reaguar lidhur me aludimet për një romancë të re. Egli u shpres se mes tyre për momentin nuk ka asgjë përpos miqësisë.

“Djali është një shok shumë i mirë i imi. Është një nga njerëzit që më ka ndihmuar përpos trajner personale. Më ka futur më thellë në botën e fitnesit. Në aspektin e jetës personale kemi diskutuar. Është një njeri që e kam pasur shumë afër vetes. Tani nuk ka asgjë të re në jetën time”, deklaroi ajo.

Bordo