Egla Harxhi në konflikt me babain? I rrëfen Kelvi Kadillit shijen e keqe nga xhirimet e filmit të tij “Tuneli”

Egla-Harxhi-2

Egla Harxhi ishte e ftuar sot në emisionin “Pop Culture” të Kelvi Kadilli dhe Dojna Memës në “Top Channel”, ku ka lënë të nënkuptohet se ajo mund të jetë në konflikt me babain e saj regjisor, Ilir Harxhin. E pyetur në emision nëse është paguar nga babai Harxhi, për filmin e ri “Tuneli” ku luan dhe ajo, Egla u shpreh se nuk ka ndjesi të mira nga xhirimet e filmit. “Flasim kur të jemi duke pirë diçka sonte në darkë”, i tha ajo Kelvi Kadillit. Egla Harxhi luan në filmin me regji të babait të saj, përkrah aktorëve të njohur si Robert Ndrenika, Enver Petrovci, Arben Derhemi e Mehdi Malkaj. Filmi ka nisur të shfaqet në kinema që nga 5 tetori, por Egla i thelloi edhe me shumë dyshimet se ajo nuk flet fare me të atin, pasi u përgjigj se as nuk ia kishte idenë për filmin.