Edi Manushi & CO/ Grupit të “E diell” i shtohet dhe Einxhel Shkira
Mësohet kur do të kthehet në ekran ‘Ediell’. Prej javësh në ekranin e “Top Channel” është shfaqur promo e emisionit të njohur të së dielës “E diell”. Nga videoja e publikuar në fillim të janarit, u kuptua se drejtuesit do të jenë Edi Manushi, Fjoralba Ponari dhe Nevina Shtylla. Por në një video të dytë të publikuar nga “Top Channel” vetëm pak orë më parë, stafit shihet se i është bashkuar një grup i madh, mes të cilëve Einxhel Shkira me Ervin Kurtin. Falë videos mësuam se emisioni do të nisë këtë të dielë, pra më 3 shkurt në orën 15:15. Promo e emisionit nis me Edi Manushin në rolin e dirigjentit dhe Fjoralbën që nis të këndojë, ndërkohë që në prapaskenë qëndrojnë moderatoret Nevina dhe Einxhel, shkruan Lapsi.al. Grupit i bashkohen edhe emra të tjerë si: Xhilda Luzi, Gentjana Pepa, Flori Gjini, Ervin Kurti dhe Enea Malaj.