Edhe Ledri Vula “e bën kastile”/ Çfarë ndodhi gjatë performancës së reperit (VIDEO)
“E bëra kastile”. Ky është trendi më i ri në TikTok kohëve të fundit.
Të shumtë kanë qenë edhe personazhet e njohur të showbizit tonë të cilët e kanë “përqafuar” këtë trend. Në një performancë të fundit të Ledri Vulës diçka nuk ka shkuar siç duhet. Teksa reperi po këndonte këngën “Dale”, bashkëpunimin me Kidën dhe Butrint Imerin papritur mikrofoni nuk ka punuar.
Ledri është kthyer pas dhe ka provuar një tjetër mikrofon, por as ai nuk bënte. Ndërkohë salla e gjitha po këndonte njëzëri këngën. Këtë moment duket se Ledri e kaloi me sportivitet duke u kthyer nga publiku duke qeshur, pasi kishte ndaluar muzikën.
Ju kujtojmë që më parë teksa ka performuar në një nga koncertet e tij, Stresi nuk i ka shpëtuar dot një momenti të sikletshëm teksa ngjitej në skenë. Reperi ka përplasur kokën në një pjesë hekuri të cilën nuk e vuri re duke i lënë kështu një të gërvishtur tek pjesa e ballit.
Duke qenë se videoja u bë virale, Noizy e ka publikuar atë në Instastory duke shkruar: “Ky këtë e bëri kastile” teksa ka etiketuar Stresin.