Edgar Junior Çani nuk është djalë beqar, prezanton të dashurën italiane


Chiara është vajza italiane brune që sulmuesi shqiptar tashmë i “Partizanit”, Edgar Junior Çani e ka prezantuar si të dashurën e tij të zemrës. 26 vjeçari simpatik dhe shtatlartë u rikthye në vëmendjen e mediave shqiptare në muajin gusht pas lajmeve se “Partizani” merr bomberin e Kombëtares, kontratë me Edgar Junior Çanin për dy vite. Mesa duket këto dy vite të jetës së tij të re në Shqipëri, do të jenë vite distance me të dashurën e zemrës, të cilën ua ka prezantuar miqve dhe tifozëve në rrjetin e Instagramit para se të shpërngulet nga Italia. Bashkë me një foto shumë roamntike me të dashurën, Edgar Junior shkruante: “My love”, ndërsa i drejtohet partneres me fjalët “I love you!”. Poshtë fotos është përgjigjur vetë e dashura italiane, e cila i ka shprehur në italisht ndenjat dhe dashurinë që ndjen me futbollistin shqiptar. Në profilin e saj Chiara nuk ka ende asnjë foto me Edgarin, por nuk mungojnë momentet e veçanta që kalojnë bashkë duke darkuar në restorante luksoze, apo duke ekspozuar blerjet e shtrenjta pasi janë të dy të apasionuar pas veshjeve markë. Vetëm në fillim të muajit gusht “Partizani” konfirmoi zyrtarisht blerjen e sulmuesit, Edgar Çani. Përmes faqes së vet në Facebook, klubi i kuq dha lajmin se ishte arritur marrëveshja me sulmuesin 28-vjeçar, nga i cili priten golat për titullin kampion, që janë edhe objektivi i madh i “demave”: Në njoftimin në fjalë thuhej “Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Edgar Çanin. Sulmuesi 28-vjeçar, i cili shënon edhe 16 prezenca me ekipin tonë përfaqësues, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me “Partizanin””. Pasi iu nënshtrua vizitave mjekësore, Çani u prezantua më 7 gusht, si përforcimi më i ri i 15 herë kampionëve të vendit. Akordi u gjend mes futbollistit në fjalë dhe menaxherit të tij dhe Luciano Moxhit. Ka qenë ky i fundit që e ka bindur ish-sulmuesin e kombëtares kuqezi, për t’u bërë pjesë e 15 herë kampionëve të Shqipërisë. Kështu gjendet zgjidhja për repartin e “demave të kuq”, që sezonin e kaluar kishte Kaleb Ekuban, i cili u largua kësaj vere për në Angli, te Lids United. Shtypi sportiv e komentoi kështu ardhjen e Edgarit: “Trajneri Mark Iuliano duhet të jetë i kënaqur me këtë përforcim, ashtu si me ardhjen e mesfushorit hungarez, që ka qenë pjesë e Liverpool, Kristian Adorian.”

Edgar Junior Çani, historia e jetës së djalit të lojtarit të “Big Brother 5” nga martesa që përfundoi me divorc
Lojtari i “Big Brother 5” që shkaktoi shume komente edhe në rrjetin social facebook disa vite më parë ishte konkurrenti 52 vjeçar Edgar Cani, pasi i biri i tij futbollist i Kombëtares Edgar Junior Cani, ia dedikoi golin babait të tij. Në atë kohë sulmuesi i Polonia Varshavës në Poloni, Edgar Çani debutoi me gol në Kombëtaren shqiptare, teksa realizoi pas vetëm 3 minutash me fanellën kuqezi. “Isha shumë i emocionuar para ndeshjes, por më pas shkoi mirë, pasi shënova gol pas 3 minutash. Më pas humbëm, por gjithsesi, ishte vetëm një miqësore”, u shpreh Çani. “Goli? Për babanë që është në “Big Brother”, shpresoj që të qëndrojë”, u shpreh Edgar Çani Junior. Kaq mjaftoi që babai i tij me profesion inxhinier elektrik të merrte më shumë vëmendje në lojën e “Big Brother”, për faktin se të birit i kishte vendosur emrin e tij. Edgari ka jetuar në Tiranë ndërsa me ndryshimin e sistemeve emigroi në Itali ku jetoi deri në vitin 2004. Ishte ky viti kur u divorcua nga gruaja me të cilën solli në jetë Edgar Junior, që e prezantoi si një ndër krenaritë e tij të jetës. Futbollisti Çani lindi në Shqipëri por u rrit në Città della Pieve të Provincës së Peruxhias në qëndër të Italisë. Ai u zbulua si talent për herë të parë nga një skaut i Pescarës në vitin 2004, dhe më pas firmosi me Bardhekaltrit.