E zhdukur që nga 8 korriku – Vazhdon kërkimi për aktoren

Një anëtar i një ekipi që po kërkonte një liqen të Kalifornisë Jugore për aktoren e zhdukur, Naya Rivera, tha të dielën se ai është i sigurt se ekuipazhi i tij ka një ide më të qartë se ku mund të gjendet në liqen.

Robert Inglis nga Ekipi i Kërkimit dhe Shpëtimit i Sherifit të Qarkut Ventura County tha që aktorja Naya Rivera i dërgoi një anëtari të familjes një fotografi të djalit të saj 4-vjeçar, Josey, përpara një shpelle para se ajo të zhdukej 8 korrik pasi u zhyt në Liqenin Piru.

Rivera vazhdon të mbetet e zhdukur që nga data 8 korrik. Kërkimi u pushua të dielën në mbrëmje dhe pritet të rifillonte të hënën në mëngjes.

Autoritetet thanë të enjten se ata besojnë se Rivera, 33 vjeçare, u mbyt në liqen. Djali i saj u gjet në një barkë.