“E vërteta…”, reagon sërish Fation Kuqari pas largimit nga ‘Përputhen’

Disa ditë më parë Fation Kuqari njoftoi se do të largohej nga “Përputhen” nëpërmjet një statusi të gjatë që bëri në Instastory.

“Me gjithë respektin ndaj produksionit dhe autores ju njoftoj se do largohem nga “Përputhen”. Kjo për shkak se nuk mund të bëhem dot pjesë e gjithë intrigave, mashtrimeve, viktimizimeve, lotëve të krokodilit dhe dyfytyrësisë që tjetër janë dhe tjetër hiqen para publikut. Janë bërë motra e vëllezër dhe dashnorë me njëri-tjetrin, por këto nuk shihen nga ju dhe produksioni, shihen nga unë ndaj reagoj aq keq për gjëra të vogla në dukje”, shkroi ish-konkurrenti.

Së fundmi, Fationi ka bërë një tjetër reagim. Ai ka postuar një foto të vetën me mbishkrimin “e vërteta dhemb”.