E trishtë/ Vildane Zeneli humb personin më të dashur në jetë: Zemra më është thyer në copa

Vildane Zeneli ka ndarë një lajm të trishtë përmes rrjeteve sociale. Njeriu më i dashur në jetë, babai i saj ka humbur jetën pas betejës me kancerin.

“Zemra më është thyer në copa. Kurrë nuk e mendoja që kjo dhimbje ekzistonte. E di që luftove me kancerin kaq fort, të mundi, por sot je duke pushuar pa dhimbje. Të dua bab më shumë se gjithçka në këtë botë! Gjithmonë e di që do jesh duke më parë nga lart mua dhe familjen. Shpresoj Zoti të më jap fuqi të përballoj këtë ndjenjë torturuese. Të dua Bab”, shkruan Vildane në një postim.

“Pusho në paqe bab. Dua të të kujtoj kështu gjithmonë. Duke buzëqeshur, me shpresë, plot jetë dhe njeriu më i fortë që kam njohur në jetën time. Ma ke thy zemrën do më mungosh jashtë mase”, shkruan modelja krah një fotoje të të atit.