E tradhtoi 35 herë në katër vjet, e dashura fal Mërgim Mavraj për t’u rikthyer bashkë

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj është bashkuar sërish me ish-të dashurën e tij gjermane, Lisa. Tashmë mosmarrëveshjet i kanë lënë mënjanë, duke ia nisur nga e para. Sipas Lisas, Mavraj e kishte tradhtuar bukuroshen shumë herë në të kaluarën, arsye kjo që i kishte çuar deri te ndarja. “Një tradhtar, mbetet gjithmonë një tradhtar. Në 4 vjet, më shumë se 35 tradhti. Asnjë mysliman nuk është kështu”, kishte shkruar ajo. Por, duket se tashmë ajo e ka falur Mavrajn dhe ka vendosur të rikthehet sërish në krahët e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.