E thotë studimi: Burrat me këto tipare tradhëtojnë

Sipas një studimi të botuar në The Royal Society Open Science, burrat që tradhtojnë e kanë “të shkruar në ballë”.

Pjesëmarrësve në studimin e Universitetit “Mbretëresha Margaret” në Edinburgh iu kërkua të shqyrtonin një sërë fotografish të burrave dhe grave dhe t’i vlerësonin ato nga 1 në 10 në lidhje me gjasat për të qenë tradhtarë. Ekspertët shprehen se si për çudi, ata ishin në gjendje të zbulonin se cilët ishin personat që kishin tradhtuar, thjesht duke i parë.

Rezultatet treguan se në përgjithësi burrat me fytyra më “mashkullore” perceptoheshin më tepër si tradhtarë në raport me të tjerët. Në fakt, nga të dhënat paraprake, rezultoi se me të vërtetë pjesa më e madhe e atyre që kishin tradhtuar, karakterizoheshin nga tipare më mashkullore. Këto karakteristika përfshijnë: vetulla të trasha dhe ball të madh, vijë e theksuar e nofullës dhe buzë të holla.

Kristen Knowles, psikologe njëherësh një nga autoret e studimit, theksoi se këto studime janë të rëndësishme, megjithatë për ta përcaktuar një individ si tradhtar ose jotradhtar, ndikojnë edhe faktorë të tjerë.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se këto sjellje janë komplekse,” u shpreh ajo për The Guardian. “Njerëzit ndikohen nga faktorët shoqërorë, kulturorë, tipare të personalitetit, gjenetika dhe përvojat jetësore.”/Opinion.al