E sulmojnë për ndërhyrjet/ Anna Lika tregon ç’ka të bukur në sajë të bisturisë

received_10217046390217995-2
“Vipat e bllokut” është faqja e Instagramit që publikon foto të VIP-ave, ku duken qartë ndryshimet ndër vite. Gjithmonë fotot bëhen objekt bisede dhe nuk ndodh shpesh që VIP-at të reagojnë. Edhe aktorja shqiptare, Ana Lika, ka qenë një prej VIP-ave që është bërë pjesë e kësaj faqeje, sipas “Vizion Plus”. Faqja ka postuar një foto të Anës, ku tregon sa ka ndryshuar aktorja. Por Ana nuk e ka kursyer përgjigjen në komente. “Atëherë që të bini rehat se më shkoi goja mbrapa duke e thënë në çdo vend ku dal që kam bërë buzët dhe hundën dhe asgjë tjetër (sepse po të kisha bërë diçka tjetër, siç nuk kam pas për turp e siklet për të treguar këto dy gjëra, s`do kisha dhe për të treguar gjëra të tjera). Tani, në qoftë se, të evidentosh vetullat hyn tek operacionet më thoni se nuk e dija, se këtë doja ta mbaja të fshehtë, por shumë budallaqe unë e kam hedh dhe në Instagramin tim personal mbasi i kam bërë. Kurse përsa u përket lenteve e keni shumë gabim se i kam vetë sytë blu si në gri, me pak xixa hahaaahhahahah”, ka shkruar aktorja.