
E shpallën te vdekur duke alarmuar familjarët, reagon Aida Shtino
Gjatë ditës së sotme, në media anonime, por edhe serioze ka qarkulluar lajmi se gazetarja e njohur Aida Shtino ka ndërruar jetë, informacion i cili ka shqetësuar familjarët dhe djalin e prezantueses që nuk jeton në Shqipëri. “RevistaWho.Com” kontaktoi me gazetaren, e cila e shqetësuar ka thënë se nuk ka asgjë dhe se është shëndoshë e mirë. “Jam shumë mirë. Familja ime është shqetësuar shumë nga këto lajme, djali më kontaktoi nga Austria i trembur për çfarë shkruhej. Nuk e kuptoj qëllimin e këtyre lajmeve, çfarë duan të arrijnë. Të luash me jetën e tjetrit është për turp”, ka thënë Shtino për “RevistaWho.Com”. Vetëm pak minuta më parë Shtino publikoi një postim me nota pozitive për ditën e re që nisi sot pas lojmit të kobshëm. Kujtojmë se gazetarja e njohur është shkëputur nga ekrani pas përfundimit të edicionit të fundit të emisionit “Të iluminuarit”, por njerëzit vazhdojnë e kujtojnë si Aidën e “Njerëz të Humbur”.
