E rëndë/ Nuk e pa që ishte mbyllur, gruaja humb jetën pasi përplaset me derën e xhamit (VIDEO)

Një nënë e dy fëmijëve ka humbur jetën pasi aksidentalisht u përplas me një derë xhami që nuk e pa se ishte e mbyllur.

Ngjarja ndodhi në Indi, ku gruaja u fut në një bankë dhe në një moment kthehet me nxitim pasi kishte harruar çelësat dhe përplaset me derën e xhamit e cila thyhet dhe një pjesë i ngulet në bark.

Beena Jiju Paul, 46-vjeç humbi jetën më vonë në spital.