E quajtën plakë, reagon Eliza Hoxha: Mani idiote të bëhesh si kukull 18 vjeçare
Këngëtarja Eliza Hoxha ka reaguar sot në rrjetet sociale, ndaj një shkrimi që mediat e Kosovës tregojnë se artistja është plakur. Ky shkrim i bazuar në një foto ta saj duket se e ka nevrikosur shumë këngëtaren. Në profilin e saj në Facebook ajo ka postuar një status, ku tregon gjithçka rreth marrëdhënies së saj me vitet dhe kohën që kalon. “Ky presioni mbi gratë në moshë të mesme për t’u dukur e për t’u bërë kukulla 18 vjeçe është një mani idiote. Unë jam kjo që jam dhe nuk matem më çfarë kam… thotë një këngë e imja ende e padëgjuar. Ndryshimi është e vërteta jonë e vetme… Ama jo ai artificial”, ka shkruajtur Eliza. Artistja 43 vjeçare e njohur në botën e muzikës shqiptare për disa këngë të saj tepër të pëlqyera si: “Rruga e zemrës”, “Pendimi”, “Vendi im”, e disa të tjera, aktulisht i është përkushtuar profesionit të saj, arkitekturës.