E quajnë bukuria nordike, kush është 15-vjeçarja nga Vlora që po çmend shtëpitë e modës në Itali!
Një 15-vjeçare nga Shqipëria shpërtheu me prezencën e saj në “Fashion Week Roma”, dhe kaq u desh që ta marrin të gjitha shtëpitë e modës, për ta pasur imazh të tyre ndërsa e emërtuan “bukuria nordike”.
Sofia Mati është vajza bionde dhe shtatlartë me origjinë nga Vlora, 1. 81 m e gjatë, që edhe pse pa përvojë sfiloi në pasarelë krahas modeleve më të famshme të momentit. E gjitha është meritë e vetë asaj dhe pamjes mbresëlënëse, pasi sapo stilistët sapo e pane, si rrallë herë e përfshinë për dy ditë në sfilatë.
Por çfarë ka kaq magjepsëse kjo vajzë nga Shqipëria? E zgjuar, e pjekur, e akullt. Këto veçori të karakterit përveç pamjes, e bënë të ishte një “dashuri me shikim të parë” për stilistët italianë, dhe kështu pritet të pushtojë pasarelat.