E pyesin nëse vazhdon martesën me Danielin, Fotinia flet me fakte

Daniel dhe Fotini ishin çifti që triumfoi në “Big Brother 9”. Ata jo vetëm fituan çmimin e madh por arritën të finalizonin ndjenjat e tyre në një ceremoni martesore që u zhvillua brenda dyerve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas daljes nga shtëpia, dyshja janë përfolur për krisje të marrëdhënies së tyre. Aludimet nisën pasi Instagrami, që mbante emrin e tyre u mbyll. Por në një deklaratë për revistën “Who” Danieli tregoi se ‘Instagramin’ e mbyllën pasi morën një vendim të përbashkët në çift. Pavarësisht kësaj deklarate mediat dhe fansat e çiftit duket se kanë ende dyshime për ndarje. Në një ‘Videolive’ të bërë nga ish-banorja Xheni, në të cilën shfaqet edhe Fotini, nja fanse e pyet nëse ajo dhe Danieli vazhdojnë të jenë bashkë. Fotini këtë herë tregoi edhe fakte të cilat nuk lenë më hapësirë për të dyshuar. “Sigurisht që po, ja flet kjo për mua”, tha ajo teksa tregoi unazën e martesës.