E përhumbur në timon, fotografohet për herë të parë Shakira, pas tradhëtisë së Pique-s
Dailymail shkruan se këngëtarja kolumbiane dukej joshëse teksa hipi pas timonit, disa ditë pasi bashkëshorti i saj Gerard Pique u fotografua me një grua misterioze në një festë në Stokholm.
Shakira tregoi tendosjen e javëve të fundit teksa u fotografua duke udhëtuar në shtëpi në Barcelonë të martën. Dailymail shkruan se këngëtarja kolumbiane dukej joshëse teksa hipi pas timonit, disa ditë pasi bashkëshorti i saj Gerard Pique u fotografua me një grua misterioze në një festë në Stokholm.
Ylli i top-listës dhe mbrojtësi i Barcelonës, të cilët kanë dy fëmijë, njoftuan se po ndaheshin muajin e kaluar. E veshur me grim minimal, Shakira nuk arriti të buzëqeshte teksa po shkonte drejt shtëpisë së saj të martën.
Të premten mbrëma, një postim në rrjetet sociale ku shfaqej bashkëshorti i saj Gerard u bë viral pasi një tifoz suedez postoi për një festë që futbollisti kishte marrë pjesë në Stokholm. Sipas fanses, mbrojtësi i Barcelonës dyshohet se ka refuzuar të përshëndesë djalin e saj të apasionuar pas futbollit, duke e shtyrë atë ta quajë yllin “një humbës”.