E papritur, ish-Sofia e Arian Çanit në pritje të fëmijës së parë
Është shumë e re në moshë dhe pret të bëhet nënë për herë të parë. Fjala është për ish-asistenten e Arian Çanit, një nga Sofitë e tij, Andonia Dobi. Vetëm pak javë pasi e pamë në klipin e Vin Velit, tek i jepte makinës ajo ka mbledhur mikeshat duke dhënë lajmin e madh, se do të bëhet nënë. Në foton e postuar nga Alesia Noka, modelja nga Gjirokastra ka veshur një fustan të bardhë, ku i duket barku i rrumbullakosur. Prej muajsh ajo ishte në një lidhje me një djalë të panjohur në publik./Story.al/