E pabesueshme: Messi gati të largohet menjëherë, por Barcelona e mohon

Situata ishte e tensionuar që në fillim të vitit. Vështirësitë për rinovimin e kontratës, në skadencë në 2021, dufi i shfryrë pas ndeshjes me Osasuna e shkatërrimi kundër Bayern, nuk kanë bërë asgjë tjetër vec të rrisin nervozizmin e Messi. Situata në shtëpinë e Barcelonës është kaotike dhe e paparashikueshme, presidenti Bartomeu është nën presion dhe gjatë javës priten komunikime të rëndësishme për të ardhmen në pankinën blaugrana (Setien i shkarkuar, tani në pole është Koeman) e edhe për organikën. Por e ardhmja e Leo Messi mund të ketë zhvillime të jashtëzakonshme: sipas asaj që bëjnë të ditur nga emitenti televiziv Esporte Interativo, argjentinasi, pas humbjes me Bayern, ka kërkuar shitjen e menjëhershme nga klubi katalanas, pa pritur fundin e kontratës. Një komunikim i qartë që Barcellona, sipas asaj që thotë Mundo Deportivo, ka shpejtuar ta mohojë, duke ngritur një mister mbi të ardhmen e numrit 10 blaugrana.

Për momentin, mundësitë që Messi të mund të rinovojë janë pranë zeros. E nëse një Messi i lirë nga qershori i vitit të ardhshëm ka trazuar planet e shoqërive më të rëndësishme europiane, tani që mund të largohet menjëherë nga Spanja situata bëhet edhe më e etheshme. Sipas Daily Mirror, Pep Guardiola ka lëvizur për të marrë të preferuarin e tij tek Manchester City, por duhet të mundë konkurencën e Inter, që prej muajsh tenton të joshë argjentinasin.

Në orët e ardhshme do të ketë një mbledhje të kryesisë së Barcelonës që mund ti qartësojë edhe më shumë gjërat. Mbetet fakti që Messi, për herë të parë në karrierën e tij prej kampioni absolut, është shumë pranë braktisjes së asaj që ka qenë shtëpia e tij për gati gjithë jetën.