E pa bashkëshorten në një reklamë në Zvicër, reagimi i Blero Muharremit do ju bëjë të gjithë të qeshni

Bashkëshortja e Blero Muharremit, Afrona Dika, prej kohësh jeton në Zvicër e për këtë arsye edhe pas martesës nuk mundi që të zhvendosej në Kosovë për shkak të angazhimeve profesionale.

Ajo është përfshirë në fushata të ndryshme reklamash, prandaj edhe është zgjedhur si imazh i kompanive të ndryshme.

Së fundmi, Blero duket se ka vizituar Zvicrën dhe në një autobus ka parë të ngjitur një foto të Afronës.

Ai ka realizuar një foto të kësaj pamjeje për ta ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale, duke treguar se është shumë krenar për partneren e tij.

“Oj gru, ka je ka shkon bre?”, ka shkruar me shaka Blero krahas fotos së reklamës në autobus.

Pavarësisht jetesës larg njëri-tjetrit, Afrona e kaloi Vitin e Ri me Bleron.

Ata realizuan edhe një set fotografik, ku nuk mungonte as vajza e këngëtarit, Tara.