E ndihmoi ta uronte shqip Dua Lipën, njihuni me shoqen e ngushtë shqiptare të Chiara Ferragnit
Blogerja e famshme italiane, Chiara Ferragni i befasoi të gjithë pak ditë më parë me urimin për ditëlindje që i bëri këngëtares Dua Lipa në Instagram.
Ajo publikoi një foto me Duan duke e uruar në shqip.“U bëfsh 100 vjeçe zemër!” ishin fjalët që Chiara i shkroi këngëtares.E duke marrë shumë pikëpyetje nese Chiara di të shkruajë shqip , blogerja zbuloi së fundmi personin që e ndihmoi.
Bëhet fjalë për një mike të përbashkët të tyre të quajtur Erlinda Lesi, e cila ka ndihmuar Ferragnin të shkruajë urimin në shqip.“Ajo është shoqja jonë shqiptare që përktheu për mua, për Duan”, tregoi Chiara në përshkrimin e fotografisë.
Ndërsa në Instagramin e saj, shqiptarja Erlinda poston foto me blogeren dhe motrën e saj, duke dëshmuar miqësinë e tyre të ngushtë./www.story.al