E ndarë apo jo? Adrola Dushi ribashkohet me burrin për një dasmë
Pas shumë lajmeve për ndarje mes tyre, modelja Adrola Dushi dhe bashkëshorti Adis Patushi janë fotografuar për herë të parë bashkë sërish në një dasmë shqiptare. Edhe pse asnjëri nuk ka konfirmuar apo mohuar ndarjen mes tyre, të dy janë shfaqur së bashku me të birin Troin, në ceremoninë e gëzueshme mes shumë miqve. Prej kohësh Adrola, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me djalin, ndërsa nga ana tjetër Adisi jeton në Tiranë. Mbetet që lajmin për ndarjen apo jo ta japin vetë Adrola dhe Adisi.