“E mira Fifula”, Flor Mumajesi i del në mbrojtje dhe komenton situatën e Fifit

Flori Mumajesi dhe Fifi njihen për miqësinë e tyre dhe për bashkëpunimet e suksesshme që i kanë ofruar publikut shqiptar.

Kantautori i njohur e mbështeti haptaz kolegen dhe miken e tij në Instagram: “E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti ske lidhje me helmin brenda tyre!

Të kryqe’zuan se interneti u jep mundesinë të ndihen superior, të mënçur, madje dhe Artistë! Taksirat shpirt, këtu u rritëm e këtu jetojmë, këtu në vendin tim e në vendin tënd ku unë e ti gabojmë e atyre iu “dhemb”.

Një këngë krijuar nga ty @fifi.official.fr aty në atë shtëpi, që në çdo rast do të jetë e perkohëshme.

Kujtojmë se Fifit i ra të fikët gjatë spektaklit të ‘Big Brother VIP.’ Teksa po diskutohej për ndërhyrjen e Fifit në lidhjen e Sarës dhe Pajtimit lindi një debat mes opinionistes Balina dhe Fifit.

Balina i tha Fifit që nuk duhet të ndërhyjë dhe kjo ishte ndërhyrja e dytë që e bën gjatë këtij spektakli. Fifi tha se nuk ka ndërhyrë dhe se nuk ka nevojë për një vëmendje të tillë. Pas kësaj Fifi ajo humb ndjenja.