“E merr burrin dhe e fut në …”- Tuna dhe Patris vërtetojë se nuk janë ndarë. Këngëtarja zbulon si po e kalojnë kohën të izoluar
Kohë më parë u përfol se Tuna dhe Patris Berisha janë ndarë. Thashethemet qarkulluan pasi këngëtarja hoqi mbiemrin e Patris nga Instagrami i saj dhe shkoi me pushime vetëm me djalin e tyre.
Lajmet u hodhën poshtë nga Patris, i cili në një interistë tha se ai dhe Tuna ishin bashkë.
Ndërsa këngëtarja e vërtetoi përfundimisht se nuk janë ndarë. Ajo publikoi video në rrjetin sociale duke treguar sesi po i kalon ditët gjatë izolimit në shtëpi.
Tuna publikoi video të Patris ndërsa gatuante në kuzhinë së bashku me djalin e tyre.
Ndërsa një foto të tij e shoqëroi me përshkimin: “Receta e ditës: Hyn në internet dhe zgjedh një recetë. E merr burrin dhe e fut në kuzhinë dhe … voilaaa!”