E mbylli përfundimisht me muzikën? Reperi shumë i dashur nga shqiptarët shokon fansat e tij
Besnik Canolli, i njohur për publikun me emrin e tij artistik 2po2 është një ndër reperët më të mirë shqiptarë të gjeneratës së vjetër. Karrierën e tij e ka filluar që në moshë të re, ndërsa albumi i tij i parë mban titullin “Nuk dorëzohem lehtë”.
Vitet e fundit, reperi nuk ka qenë aktiv me prurjet e reja në muzikë dhe mesa duket kjo shkëputje do të vazhdojë akoma. Së fundmi, për “AfterParty.al”, 2po2 ka dhënë një lajm asapak të mirë për fansat e tij. Reperi ka zbuluar se nuk do të ketë asgjë të re këtë verë nga ai dhe në planet e tij të afërta nuk ka ndonjë projekt të ri muzikor. Ai është pyetur nëse kjo shkëputje nga muzika do të jetë momentale apo i ka dhënë fund karrierës, Besniku nuk ka preferuar që të japë një përgjigje.
Në karrierën e tij të gjatë, ai numëron shumë hite, ndër të cilat shumica janë në bashkëpunim me nipin e tij Capital T. 2019. Disa nga këngët e tij më të famshme janë: “Thuj mirëdita djelit t’keq”, “Shqiptarka jem”, “Crazy Girl” (Feat. Flori Mumajesi), “Posh” (Feat. Capital T), “Kom ra n’dashni”, “Vibe” (Feat. Tuna dhe Dafina Zeqiri) etj. Në fund të vitit 2016, ai publikoi albumin “2020”, album ky për të cilin reperi ka thënë se simbolizon karrierën e tij të gjatë në tregun shqiptar.