E konfirmon menaxheri, Valon Ethemi zyrtarizohet nesër te skuadra e re
E ardhmja e Valon Ethemit ishte shndërruar në një ‘telenovelë’ të cilës duket se i erdhi fundi.
Ish-futbollisti i Kukësit, do të vazhdojë karrierën në Turqi, te skuadra e Instanbulsporit në Ligën e Parë turke, ku aktivizohen edhe 2 futbollistët e tjerë shqiptarë, Eduart Rroca dhe Kristal Abazaj, duke krijuar kështu treshen e frikshme të sezonit të kaluar kur ishin pjesë e verilindorëve.
Ethemi ishte i pranishëm ditën e djeshme në tribunë, teksa ndoqi nga afër sfidën mes Instanbulspor dhe Eskishehirspor që përfundoi me rezultatin 3-0, falë golit të realizuar nga Abazaj dhe asistit dhe penalltisë të fituar nga Rroca.
Lajmin për nënshkrimin e futbollistit tetovar me skuadrën e re e konfirmoi menaxheri i Ethemit, Adrian Aliaj, i cili në një prononcim për infosport.mk.
“E kemi mbyllur dhe nesër nënshkruajmë kontratën , është zgjidhja më e mirë dhe jemi të kënaqur”, u shpreh ish-futbollisti i Kombëtares, Adrian Aliaj.
PANORAMASPORT.AL