
E kapin me dy femra në lokal nate, Walker acaron tifozët e Milanit dhe… gruan
Dëmtimi në ndeshjen me Fejnordin i ka mundësuar Kyle Walker pak kohë më shumë me bashkëshorten Eni Kilman me të cilën ka katër fëmijë. Martesa e çifti ishte vënë në provë nga raporti që anglezi kishte pasur me modelen Lorin Gudman, por me sa duket gjërat janë qetësuar.
Sapo bashkëshortja është larguar drejt Anglisë, Walker është pikasur në disa lokale të jetës së natës milaneze. Tri ndalesa në total e në të fundit është zbuluar se ka shpenzuar 3 mijë euro për një tavolinë “Super Vip”.
Shifrës i shtohen 1400 për një shampanjë dhe 2000 për tekila. Sidoqoftë, lojtari nuk ka prekur alkool dhe ka qëndruar për 45 minuta nën shoqërinë e dy vajzave, çka ka tërbuar tifozët e me gjasë do të tensionojë përsëri raportin me gruan, nëse dalin fotot.
Kujtojmë se në ndeshjen e fundit të Milanit ishte i pranishëm vetëm në pankinë dhe Konseisao e preferoi vetë për pjesën e dytë.
PANORAMASPORT.AL