E ka ndarë mendjen t’i vërë flakën kësaj vere! Dafina Zeqiri e ka gati një tjetër projekt bashkëpunim

Vetëm 6 ditë pas lançimit të “Aman”, një super bashkëpunim i Ledrit, Lumi B dhe Dafina Zeqirit, kjo e fundit e ka gati një projekt të ri!

Duket se Dafina e ka ndarë mendjen t’i vërë flakën kësaj vere, pasi hitet e saj po vijnë njëri pas tjetrit dhe s’dimë kur ka ndërmend të ndalet.

Kësaj here, këngëtarja po sjell një bashkëpunim me artistin e huaj George Dixon, ndërsa një fragment të këngës e ka ndarë në Instagram.

“La vida” titullohet projekti i ri që del këtë të premte dhe mezi po presim ta dëgjojmë!

Këngëtarja është në kulmin e karrierës së saj dhe veç anës profesionale, vëmendjen e mediave e merr edhe jeta private.

Vetëm pak kohë më parë, Dafina shijoi një lidhje të shkurtër dashurie me Dj Geek, mirëpo ata vazhdojnë të shfaqen kudo së bashku si çift dhe zëra thonë se janë rikthyer.

Dyshja po pushon në bregdetin e jugut dhe videot e tyre në rrjete sociale kanë folur vetë!