E hëna e zezë/ Katër klube italiane largojnë trajnerët në të njëjtën ditë

E çuditshme, por e vërtetë. Katër klube të Serisë B, kanë shkarkuar trajnerët në të njëjtën ditë, të hënën e 19 shtatorit.

Benevento e Veselit largoi Fabio Kasertan pas humbjeve nga Kaljarit e Breshas dhe është në bisedime me kampionin e botës, Fabio Kanavaro.

Pisa që ishte pranë ngjitjes në elitën e futbollit italian në edicionin e kaluar, këtë sezon ka marrë vetëm dy pikë nga gjashtë javë, teksa sot shkarkoi trajnerin Rolando Maran dhe e riktheu Luca D’Angelo, i cili është nën kontratë me këtë klub.

Komo ka investuar ndjeshëm në Serinë B duke afruar lojtarë si Fabregas, Kutronte, por trajneri Xhakomo Gatuzo u largua sot për shkaqe shëndetësore, ndërkohë që rezultatet kanë lënë për të dëshiruar. Sipas “Sky Sport Italia”, klubi pritet ta angazhojë Moreno Longon në vend të tij.

Peruxhia është skuadra tjetër e Serisë B që i ka ndarë rrugët me Fabricio Kastorin pas vetëm një fitoreje, një barazimi dhe pesë humbjeve. Vendin e tij do ta zërë Silvio Baldini.

PANORAMASPORT.AL