
E gjitha bota sytë nga dasma e Princ Harry, shikoni Meghan Markle nuse
Princ Harry dhe Meghan Markle do të kurorëzojnë sot dashurinë e tyre. Të shumtë janë njerëzit që janë mbledhur për të parë ceremoninë e çiftit. Ndër të parët që kanë mbërritur në kishën e St. George kanë qenë Princi William dhe Harry, pas tyre e ëma e Meghan, e cila është përlotur dhe nuk i ka fshehur dot emocionet. Pas tyre ka hyrë në ambientet e kishës edhe mbretëresha Elisabet e i shoqi. Më poshtë gjeni disa nga fotot e para të Meghan Markle me fustanin e bardhë, një tabllo mresëlëne nga e cila gjithë bota ka kthyer sytë.
