E gjeti me dy femra në shtëpi, aktorja e “Diamante dhe dashuri” ndahet nga futbollisti
Aktorja simpatike e Turqisë, Tuvana Turkay, që njihet për rolin e Baharit në “Diamante dhe dashuri”, i ka dhënë fund lidhjes 2-vjeçare me të dashurin futbollist, Alper Potuk. E pyetur në lidhje me këtë histori dashurie që mori fund, aktorja bëri vetëm një koment: “Emrin e Alperit nuk dua as ta zë më me gojë!”. Kjo deklaratë la të nënkuptohej se ata ishin ndarë shumë keq nga njëri-tjetri, ndaj media turke investigoi për të mësuar më shumë. Sipas “Haber Turk”, është zbuluar se Tuvana e ka kapur të dashurin e saj me dy femra të tjera në shtëpi. Sipas tyre kjo ishte hera e dytë që e kapte të dashurin me femra, por herën e parë e kishte falur. 27 vjeçarët, Tuvana dhe Alper komentoheshin si një nga çiftet më të bukur të showbizit të Turqisë. /Story.al/