E ftuara bën gafën në studio, Rudina nuk e mban dot të qeshurën live ne emision (VIDEO)
Kuzhinierja e njohur, Tefta, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Rudia”, ku shpjegoi si të përgatisim maja në kushte shtëpie.
Por teksa po shpjegonte, Tefta bëri një gafë. Ajo në vend që të thoshte se majasë i duhen nëntë ditë për t’u përgatitur, tha se i duhen nëntë muaj.
Gabimin e kuptoi menjëherë dhe duke qeshur e rregulloi. Por kaq mjaftoi që publiku dhe moderatorja e njohur, Rudina të shpërthenin në të qeshura e të mos ndalonin dot.
“Se mos prisni vërtetë 9 muaj për majanë, 9 ditë mjaftojnë”, shkruan Rudina me humor krahas videos që tregon gabim që bëri zonja Tefta, e që ka shkrirë së qeshuri edhe ndjekësit në “Instagram”.