E fotografuan me të dashurin, “Asllë” bëhet agresive para paparacëve

Birce Akalay është një nga aktoret më të njohura në Turqi dhe ka marrë pjesë në shumë seriale të suksesshëm.

Në Shqipëri ,ajo u bë e njohur me rolin e “Asllë” në serialin “Dashuri bardh e zi”.

Aktorja 35-vjeçare është shumë e komentuar në mediat turke për jetën private. Ajo është prej vitesh në një lidhje me Fasih Saylan, por preferon që këtë lidhje mos ta bëjë publike.

Aktorja u fotografua së fundmi me të dashurin dhe sipas mediave turke, ajo u tregua agresive kur pa paparacët.

Birrce Akalay mbante maskë dhe ishte veshur me shumë stil. Ajo ia bëri me dorë paparacëve të largoheshin dhe nuk i ktheu asnjë përgjigje pyetjeve të gazetarëve.

Mesa duket aktorja preferon jetën private ta ruajë sa më hermetike dhe larg syrit të publikut.

revistawho.com