E dhimbshme, çifti i të moshuarve me Covid i japin lamtumirën njëri-tjetrit pasi gjendja e gruas përkeqësohet
Një çift i moshuar, të dy të infektuar me koronavirus, i kanë dhënë lamtumirën njëri-tjetrit pasi gjendja shëndetësore e gruas u përkeqësua.
Çifti, Gerry dhe Barbara Jarret nga Bracknell Berkshire, janë prej dy javësh të shtruar në spitalin Frimley Park teksa luftojnë kundër Covid-19.
Vajza e tyre, Chloe, ka publikuar së fundmi një foto në Twitter ku shihet i ati i saj që ka shkuar të takojë bashkëshorten e tij pasi gjendja e saj u përkeqësua.
Ata janë të shtruar në pavione të ndryshme. Vajza u shpreh se prindërit e saj kanë jetuar bashkë për 50 vite, ndërsa ka falenderuar stafin e spitalit që e lejoi babain e saj të takonte të shoqen dhe t’i jepte lamtumirën.