E dashura e ish-boksieres nuk i lë vend imagjinatës! Shfaqet e veshur me fustan transparent që i nxjerr në shesh gjithçka

E dashura e ish-boksieres Nicola Adams, Ella Baig, ka marrë gjithë vëmendjen këtë të shtunë teksa u shfaq e veshur me një fustan transparent që i zbulonte gjithçka.

Çifti është fotografuar gjatë shfaqjes së 46-vjeçares, Denise Van Outen, të titulluar “Cabaret All Stars” në “Proud Embankment”, në Londër, sipas “The Sun”.

Teksa ish-boksierja 37-vjeçare dukej elegante në kostumin e saj të zi, modelja dhe blogerja kishte veshur diçka më të guximshme.

22-vjeçarja kishte zgjedhur një fustan me pika të tejdukshëm, i cili nuk i linte vend imagjinatës.

Blogerja tregoi vetëbesim teksa pozonte qetësisht para kamerave.

Boksierja ka thënë gjatë intervistave më parë se ajo dhe Ella u takuan në një klub nate dy vite më parë, ndërsa tani planifikojnë të martohen e të krijojnë familje.