E dashura e deputetit kalon çdo limit, spektakël erotik sipër makinës

Iva-Aliko-2
Ajo është shquar gjithnjë për ekspozimin e linjave të saj si dhe të formave bombastike. E pasionuar pas fotove artistike, Iva Aliko ka realizuar një set të ri fotosh artistike ku pozon sipër makinës. Ky spektakël erotik në rrugë, vjen pas perfomncës së komentuar në emisionin “Një kat më lart”, ku ajo u shfaq e veshur me një xhaketë të bardhë pa të brendshme. Por duket se vetëm ky provokim nuk i mjaftoi Alikos, e cila njihet edhe për historinë e dashurisë me një deputet nga Kosova. Gjatë emisionit Iva ishte duke luajtur një lojë me moderatorin Ermal Peçi, ku për çdo pyetje që nuk do t’i përgjigjej saktë ajo duhet të hiqte një veshje apo aksesor nga trupi.Në fillim e nisi me vathët dhe më pas me xhaketën, ku u shfaq topless. Në fund të lojës për t’u mbuluar ajo përdori xhupin prej lëkure të moderatorit./Story.al/