E BUJSHME/ Napoli hedh sytë te talentet e Shqipërisë! Jo vetëm Broja, kërkohet me ngulm edhe ish-lojtari i Tiranës
Një lajm i bujshëm vjen nga Italia! Ernest Muçi në “radarët” e Napolit.
Sipas asaj që raporton “CalcioNapoli.it”, drejtori sportiv i të kaltërve Kristiano Xhuntoli e ka në listën e dëshirave prej kohësh futbollistin e Kombëtares Shpresa, i cili aktivizohet në radhët e Legias së Varshavës.
Në listën e gjatë të Napolit nuk është vetëm sulmuesi kuqezi Armando Broja, por edhe ish-lojtari i Tiranës, i cili nuk do t’i thonte “JO” një transferimi në Napoli.
Klubi i kaltër dëshiron me çdo kusht një zëvendësues ideal të Viktor Ozimhen, i cili vlerësohet rreth 100 milionë euro nga ku ofertat për nigerianin nuk kanë munguar.
Aktualisht Muçi në këtë sezon me fanellën e Legias së Varshavës në Superligën polake është aktivizuar në total në 21 ndeshje nga ku ka shënuar 4 gola dhe nuk ka dhuruar asnjë asist për shokët e skuadrës.