E BUJSHME/ Lorik Canës i del emri në krye të klubit kuqezi, stolin do ia besojë trajnerit shkodran

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar ditën e sotme në mediat kosovare. Bëhet fjalë për kapitenin legjendar të Kombëtares, Lorik Cana. Sipas “Duelit Sportiv”, 38-vjeçari po mendon të ri-organizojë përsëri klubin e Vëllaznimit të Gjakovës, teksa pritet t’i besojë “timonin” e skuadrës”, trajnerit shkodran Samuel Nikaj.

Pas ekperiencës pozitive me Vushtrinë, ku u ndal vetëm në finalen e “play-off” nga Malisheva, Nikaj duket se do marrë drejtimin e Vëllaznimit.

Në Ligën e Parë të Kosovës, Vëllaznimi e mbylli si vend i tretë sezonin e fundit, duke dështuar të ngjitet në Superligë. Me marrjen e klubit nga Cana, gjërat pritet të jenë serioze dhe ambiciet padyshim do të jenë madhore.

PANORAMASPORT.AL