E bija shtatzënë, ja si po e përjeton Eli Fara lajmin se do të bëhet gjyshe

Vajza e këngëtares Eli Fara është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Marina Fara ndau para disa ditësh foto ku tregonte se ishte në një lidhje të re dashurie dhe me sa duket gjërat po bëhen edhe më serioze. JOQ ka publikuar disa foto ku tregon se ajo është shtatzënë pasi shihet e shtrirë duke bërë eko. Ndërkohë është zbuluar dhe fytyra e të dashurit të saj ku mësohet se është nga Laçi, sipas gazeta Express. Por si e priti këtë lajm nëna e saj, këngëtarja e njohur Eli Fara. Ajo duket se e ka shprehur ndjesinë e saj me tekstin në bluzën që mban veshur, në të cilën shkruhet “Good things happen”.Fotot me këtë veshje Eli i ka postuar në Instagram pas bujës së madhe që shkaktoi lajmi për vajzën e saj.