Dy muaj larg ekranit, Luana Vjollca paska një projekt sekret
Pas mbylljes së programit “Shiko kush luan” për këtë sezon në “Top Channel” prezantuesja Luana Vjollca i mungon ekranit. U bë më shumë se dy muaj që ka qëndruar larg daljeve në televizion, por mesa duke kjo pritje ka marrë fund. Sot Luana ka përshëndetur fansat me një foto e status në Instagram. Ajo ka publikuar një foto ku e shohim të veshur me tuta sportive dhe teksa i ka uruar ndjekësve fundjavë të mbarë, moderatorja ka njoftuar rikthimin.
“Ju mungova? Shihemi shpejt me projekte te reja. Shijoni fundjavën!”, ka shkruar ajo krahas fotos, duke i lënë ndjekësit në pritje për projektin e ri, që me shumë mundësi do të jetë një program televiziv.