Dy fustanet e nusërisë që J.Lo veshi në dasmën e saj dhe historia pas tyre

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk u lodhën aspak për veshjet e dasmës së tyre, por thjesht hapën dollapin.

Lopez ndërroi dy fustane për ceremoninë e vogël, i pari ishte një fustan i vjetër që e kishte veshur në një film dhe e ruante prej vitesh.

“Unë e kam pasur këtë fustan për kaq shumë vite, dhe e ruaja, e ruaja dhe tani po e vesh në ditën e dasmës sime,” zbuloi Lopez teksa tregoi veshjen.

Stilisti i saj i flokëve Chris Appleton gjithashtu postoi një video të ëmbël në Instagramin e tij, duke shkruar:

“Ndjesitë e minutës së fundit para dasmës”.

Më vonë, Lopez e ndërroi fustanin me një tjetër nga Zuhair Murad. Për të shkëmbyer betimet në kishëzën ikonë të dasmave në Vegas, Lopez veshi një fustan të bardhë me dantella, me mëngë të gjata, me bust korse dhe bisht të gjatë. Ajo shtoi një vello dantelle për të kompletuar pamjen e saj.

J.Lo kishte veshur një fustan nusërie Zuhair Murad në komedinë e saj të fundit romantike Marry Me dhe shpesh i është drejtuar stilistit libanez për veshje të mahnitshme në tapetin e kuq, kështu që zgjedhja nuk ishte çudi.

Për sa i përket grimit, Lopez qëndroi te nuancat e bronzit, ndërsa flokët i bëri me onde voluminoze.

Affleck kishte veshur një smoking të bardhë që gjendej në dollapin e tij.