“Dukesh mirë për moshën tënde”, aktorja e famshme irritohet gjatë intervistës
Në një intervistë për “Radio Times” aktorja e famshme Dame Kristin Scott Thomas ka refuzuar të thotë faleminderit kur dikush e komplimenton për moshën.
59-vjeçarja tha se është e lodhur me njerëzit të cilët mendojnë se bukuria e një femre shuhet pas një moshe të caktuar sidomos pasi ato kanë kaluar të 50-at.
“Nuk kam ndërmend të them më faleminderit kur dikush më thotë se dukem mirë për moshën time” -tha ajo gjatë intervistës.
Dame shtoi se plakja është një cilësi për femrat dhe vetëm sepse atyre u shtohen rrudha nuk do të thotë se nuk kanë freskinë, bukurinë apo energjinë e duhur.