Duken si dy motra, Arilena publikon foton me Miriamin ku shfaqen “ujë e sapun”
Dy këngëtaret e dashura për publikun shqiptar, Miriam Cani dhe Arilena Ara, duket se kanë një raport mjaft të ngushtë shoqëror me njëra-tjetrën.
Ato nuk ngurrojnë që miqësinë e tyre ta tregojnë edhe përmes postimeve në llogaritë përkatëse në “Instagram”, apo edhe komenteve që i bëjnë njëra-tjetrës ku shprehin dashurinë.
Ditën e sotme, ka qenë Arilena ajo që ka publikuar një fotografi ku shfaqet së bashku me Miriamin. Që të dyja duken më natyrale se asnjëherë më parë.
Dy këngëtaret shfaqen ujë e sapun dhe kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve me ngjashmërinë që kanë.
Madje në komentet e shumta, fansat e tyre i kanë komentuar: “Sa bukur. Dukeni si motra!”
E mesa duket Miriam e Arilena, kanë marrë hijen e njëra-tjetrës ngaqë qëndrojnë shumë bashkë.