“Dukem keq?!”- I dhanë fund fejesës? Eros Grezda flet për marrëdhënien me Oriola Marashin dhe zbulon se…

Marrëdhënia e modeles, Oriola Marashi dhe futbollistit, Eros Grezda është shoqëruar me ulje dhe ngritje.

Vetëm pak javë u përfolën për ndarje, por mesa duket çifti e kanë gjetur sërish rrugën për tek njëri-tjetri.

Dyshimet se modelja dhe futbollisti i Kombëtares janë bashkë, u nxitën pasi ata nisën të ndiqen sërish në rrjetet sociale.

Dhe lajmet duket se i ka konfirmuar edhe Eros Grezda. I ftuar në “Jashtë Loje”, ai pranoi se mes tij dhe Oriola Marashit gjithçka është në rregull dhe se është “shumë mirë nga ana sentimentale.

“Je mirë nga ana sentimentale?”– u pyet futbollisti.

“Pse dukem keq? (qesh) Nga ana sentimentale jam shumë mirë. Gjithçka është në rregull,”- u përgjigj Grezda.

Rreth një muaj më parë, çifti fshinë njëri-tjetrin nga Instagram dhe u raportua se i dhanë fund fejesës së tyre.

Arsyeja e ndarjes u tha se ishin distanca dhe keqkuptimet për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshironte t’i jepte fund karrierës si modele.

/Panoramaplus.al