Duhet të shihni Hilary Duff, tërësisht nudo, në kopertinën e Women’s Health!

Kopertina e radhës së Women’s Health mund të duket e pabesueshme për disa njerëz dhe në fakt është po aq e pabesueshme edhe për vetë Hilary Duff, e cila pozoi nudo për revistën.

“Jam krenare për trupin tim. Jam krenare që ka prodhuar tre fëmijë për mua. Kam arritur në një fazë, ku jam e qetë me gjithë ndryshimet në të cilat ka kaluar trupi im. Dua gjithashtu që njerëzit ta dinë se një grimier më ka vendosur shkëlqim në gjithë trupin dhe dikush më ka thënë si të pozoj në pozicionet më të mira”, u shpreh aktorja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hilary Duff (@hilaryduff)

Në një postim në Instagram, aktorja tha se “ishte e frikshme”.

“E dija që kjo gjë do më tmerronte dhe kisha të drejtë. Por ia kalova shumë mirë. Ndihesha e fortë dhe e bukur dhe qesha shumë duke marrë disa poza pa xhinset e mia të gjera me bel të lartë apo gjërat që vesh normalisht. Faleminderit të gjithëve që ma normalizuan këtë ditë dhe më mbështetën me komplimente dhe dashuri.”

Gjatë bisedës me Women’s Health, Hilary ndër të tjera foli edhe për rëndësinë e shëndetit mendor, duke thënë se përpiqet të mos humbasë seancat e saj të terapisë.

“Në stërvitemi për të mbajtur trupat në formë dhe për t’u dukur sa më mirë. Lyhemi, bëjmë botoks, rregullojmë flokët, vetullat dhe qerpikët. Por asnjë nga këto s’ka vlerë nëse nuk punon brenda. Ajo është pjesa më e rëndësishme e sistemit”, tha ajo.

Anabelmagazine