Drogëra në tavolinë, aktori i shtrirë në tokë pas konsumit të alkoolit/ Në gjyq shfaqen fotot kur Johnny Depp e tepronte me lëndët narkotike dhe pijet

Gjatë gjyqit të sotëm janë shfaqur foto shokuese të jetës kaotike të drogave dhe alkoolit që Depp përdorte. Depp ka pranuar se ka përdorur kokainë gjatë asaj që ai quan “periudha e tij peruviane”, dhe thotë se ish-gruaja e tij shfrytëzon përdorimin e drogave për ta quajtur “monster”.

Aktori hollivudian, Johnny Depp, ka treguar se ka provuar çdo drogë që ekziston qëkur ishte 14 vjeç. Rrëfimet e aktorit të filmit “Piratët e Karaibeve” erdhën pas pohimit se nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj ish-gruas së tij Amber Heard.

Gjatë gjyqit të sotëm janë shfaqur foto shokuese të jetës kaotike të drogave dhe alkoolit që Depp përdorte. Depp ka pranuar se ka përdorur kokainë gjatë asaj që ai quan “periudha e tij peruviane”, dhe thotë se ish-gruaja e tij shfrytëzon përdorimin e drogave për ta quajtur “monster”.

Imazhet e marra në vitin 2013 shfaqen për herë të parë për publikun. Në një prej tyre shihet një mori tipesh drogash të vendosura në një tavolinë të xhamtë.

Në një tjetër shihet një gotë uiski pranë një kutie të drunjtë e mbishkruar me fjalët “Pronë e JD” dhe me kafkë e kocka të kryqëzuara përpara.

Në një tjeter shihen viza pluhuri të bardhë mbi një banak të mermertë, pranë një karte banke dhe një cope letre të rrotulluar tub.

Këto pamje do të jenë një armë e fortë për Heart në gjyqin kundër ish bashkëshortit të saj.

(A.B)/Dosja.al