Drilon Hoxha djeg Mercedezin luksoz në mes të Tiranës, komentet: Ne nuk kemi bukë të hamë, ti djeg makinën (video)

Aktori Drilon Hoxha ka postuar në rrjetet sociale një skenë të filmit të tij që pritet të dalë së shpejti. Normalisht, si në të gjithë filmat e Drilon Hoxhës, edhe në këtë film temë kryesore duket se është k rimi.

Në skenën që Drilon Hoxha ka postuar në rrjetet sociale shihet vetë aktori dhe një mjet tip “Mercedes Benz” luksoz në flakë.

Në postimin e tij aktori ka marrë shumë komente pozitive, por ka dhe shumë ndjekës që e kritikojnë duke iu referuar dhe situatës ekonomike të shumë qytetarëve shqiptarë.

Për këto komente ka patur një reagim dhe nga vetë aktori ku i konsideron si mendime shumë të vogla. “Si fillim shumë faleminderit për të gjitha komentet pozitive miq, faleminderit sinqerisht. Shoh disa komente që janë shumë të vegjël në mendime, nuk e marr vesh.

Si të thuash tek kjo skena u v anë 20 veta, bashkë me ata dhe një gomar. Nuk flasin për njerëzit, por interesohen për gomarin.” shprehet me ironi Drilon Hoxha.

Drilon Hoxha nuk ka treguar shumë detaje për filmin që po xhiron, por me siguri do pritet mirë nga publiku ashtu si filmat paraardhës.