Drejtori Urgjencës ‘harron’ detyrën e tij dhe ia merr këngës labçe (video)

Doktor Skënder Brataj është një nga emrat më të lakuar dy vitet e fundit, pasi pandemia e vuri në qendër të vëmendjes si drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës.

Jo rrallë mjek shqiptar që janë në spitale jashtë vendi e kanë cilësuar atë si “Messi” i ekipit të mjekëve. Në fakt përpos mangësive që mund të shfaqen, Urgjenca nën drejtimin e tij ka pësuar një ndryshim drastik.

Por puna e tij e përditshme dhe shumë e vrullshme nuk e ka penguar atë që të zhvillojë dhe mbajë pasionet e tija. Një prej tyre është kënga labe, duke qenë dhe se ai është nga Vlora.

Në një festival të zhvilluar pak ditë më parë në Vlorë, në grupin e Kaninës ishte i pranishëm edhe doktor Skënderi.
Ai shihet tek mban iso, ndërsa marrës është Piro Bregaj -raporton Vox News.

Nuk dihet nëse kjo ishte një pjesëmarrje spontane apo në Grupin e Kaninës do e shohim përherë edhe doktor Bratajn si pjesë e tyre.

Në video shfaqet dhe bashkëshortja e tij doktoresha e njohur Ariana Rreli, që është duke filmuar këngën e grupit të Kaninës.