Drejtori i Policisë vizitë ngushëllimi në familjen Avdia: “Kam ardhur si prind e si qytetar dhe falënderoj familjen Avdia e cila i mirëpriti ngushëllimet e mia”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano vizitë ngushëllimi në familjen Avdia për vajzë e tyre të vogël që iu mor jeta nga nje mjet lundrues, në breg të detit, në Potam.

“Nuk dua të keqinterpretohet, kam marrë pjesë për t’i shprehur me shumë hidhërim nga shpirti ngushëllimet e mia për humbjen tragjike të fëmijës.

Kam ardhur si prind e si qytetar dhe falënderoj familjen Avdia e cila i mirëpriti ngushëllimet e mia dhe përveç përgjegjësive se çfarë ka ndodhur, i mirëkuptoj dhe i falënderoj që ngjyrime të caktuara i kanë lënë mënjane dhe janë duke vuajtur të gjithë atë se çfarë ndodhi”, tha Nano.

Ndërkohë, një aksion i gjerë i policisë ka nisur pasditen e djeshme në bregdetin shqiptar për bllokimin e mjeteve lundruese të palicencuara.

Aksioni vjen vetëm pak orë pas ngjarjes së rëndë në plazhin e Potamit në Himarë, ku një ish-punonjës i policisë me gomone i mori jetën fëmijës 7 vjec.

Ngjarja revoltoi mbarë opinionin publik dhe nxiti reagimin e krerëve më të lartë të politikës dhe institucioneve shtetëtore.