Drake prezanton për herë të parë të birin që i fshehu botës

Djali i Drake, Adonis ka bërë debutimin e tij të parë në Instagram, më shumë se dy vjet pas lindjes së tij. Drake i cili e ka mbajtur të birin jashtë kamerave dhe syrit publik, postoi një seri fotosh të tij me vogëlushin dhe nënën e tij, modelen Sophie Brussaux, si dhe prindërit e tij Dennis dhe Sandi Graham.
Në një foto tjetër, Adonis pozon me dy prindërit, Drake dhe mamin e tij modelen, Sophie Brussaux, 30 vjeç me të cilën duket se reperi ka ruajtur një marrëdhënie miqësore.

Sidoqoftë, muaj më parë ishte reperi Pusha T ai që foli për “fëmijën e fshehur” të Drake duke i kërkuar atij ta bëjë publike që është bërë baba.
Kur kjo gjë u bë publike, Drake foli për marrëdhënien e tij me Sophie, për të cilën tha se ishin takuar vetëm dy herë para se të kryenin marrëdhënie seksuale.

Duke folur në emisionin e LeBron James ai u shpreh se kishte frikë t’i tregonte nënës së tij për situatën, sepse kurrë nuk ka qenë në një marrëdhënie me Sophie.

Drake-2